Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Braktisi ndeshjen me Kosovën, Tumbakoviç drejt stolit të Serbisë

Serbia ka shkarkuar nga puna trajnerin e kombëtares, Mladen Krstajic, për shkak të rezultateve të dobëta. Humbja 5-0 në Ukrainë nuk u “përtyp” nga drejtuesit e federatës serbe, që shkarkuan teknikun edhe pse 3 ditë më vonë fituan 4-1 ndaj Lituanisë.

Drejtuesit e federatës Serbe të Futbollit kanë bërë me dije se do të emërojnë trajnerin e ri brenda datës 10 korrik, ndërsa mediat në Serbi kanë një emër si favorit.

Bëhet fjalë për ish trajnerin e Malit të zi, Ljubica Tumbakoviç, i cili u shkarkua pasi braktisi ndeshjen mes malazezëve dhe Kosovës, për shkak të presionit nga tifozët serbë.

Tumbakoviç refuzoi të drejtonte skuadrën në fushë më 7 Qershor, ndërsa bashkë me të, braktisën ndeshjen edhe ndihmës trajneri dhe dy mbrojtës me origjinë serbe, duke shkaktuar kaos te Mali i ZI, vetëm dy orë para ndeshjes me Kosovën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...