Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Braktisi skuadrën para ndeshjes vendimtare dhe fluturoi në Paris, trajneri kritika për sulmuesin

Randall Kolo Muani e ka të qartë rrugën që do të ndjekë në karrierën e tij teksa është i joshur nga ideja për t’u aktivizuar në Ligue 1 me Paris Saint-Germain. Madje, sulmuesi nuk ka pritur as për miratimin e Eintracht Frankfurt (klubit që zotëron kartonin e tij) dhe nuk është paraqitur në stërvitjen e ditës së mërkurë ndërsa kishte prentoruar një fluturim me destinacion Parisin.

Lojtari braktisi gjermanët para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj Levski Sofias në Play-Offin e Conference League, mirëpo trajneri i Frankfurt, Dino Troppmoller në konferencë për shtyp u shpreh se klubi është më i madh se individi.

Lexoni edhe: 

“Nuk jam këtu për t’u ankuar, Eintracht Frankfurt është më i madh se një individ. Nuk dua të flas shumë për Kolo Muanin dhe koha do ta tregojë nëse mënyra si braktisi skuadrën ishte vendimi i duhur apo jo. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim”, u shpreh tekniku TroppMoller.

Kujtojmë se deri më tani, Eintracht i ka refuzuar ofertat e Parisit ndërsa Kolo Muani ka një kontratë që e lidhe me gjermanët deri në vitin 2027, ndaj situata nuk është edhe aq e thjeshtë.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...