Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Braktisi vajzën e sëmurë”, portieri i famshëm holandez paditet nga ish-partnerja

Jasper Cillessen është sërish në qendër të vëmendjes së shtypit, por këtë herë jo për punën e tij si futbollist. Portieri holandez, ish-lojtar i Ajaxit, Barcelonës e Valencias, aktualisht pjesë e Nijmegen në Eredivise, është akuzuar nga ish-partnerja e tij, gazetarja María Morán, se ka braktisur familjen.

Cillessen, që ka pasur një pagë vjetore prej gjashtë milionë eurosh dhe me një pasuri prej rreth 40 milionë eurosh, dyshohet se ka refuzuar të përballojë shpenzimet që rrjedhin nga kujdesi i vajzës që ka me Maria Moran. Ai dyshohet se ka braktisur vajzën e tij në një spital.

Bëhet fjalë për një vajzë të mitur, e cila ishte shumë e sëmurë dhe, siç detajohet nga avokatja Teresa Bueyes, është “braktisur nga babai i saj, pasi nuk ka dashur të paguajë 1200 euro që i kushtoi shtrimi në spital. Për këto shpenzime, në fakt, është përgjigjur gjyshi i ish-partneres se holandezit, gati 90 vjeç, i cili nuk ka pasur kurrë një kartë krediti dhe që duhej të përdorte kursimet e tij për të ndihmuar mbesën.

Përveç kësaj, pas një bisede me “20minutos”, avokatja ka komentuar gjithashtu se ankuesja, María Morán, ka qenë viktimë e komenteve të supozuara të papërshtatshme nga portieri holandez: “Jo vetëm kaq, por ditën që ajo i tha se ishte shtatzënë, ai nuk hezitoi të jepte lajmin në rrjetet sociale se ishte lidhur me një grua tjetër.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...