Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Bravo Roma, Dybala plot talent e fantazi! Italia? E thjeshtë, nuk ka sulmues”

Rudi Voller ka një lidhje të veçantë me Romën. Ish-sulmuesi i njohur gjerman u aktivizua me verdhekuqtë në vitet 1987-1992, duke fituar Kupën e Italisë në 1991, vit ku ai dhe Roma humbën finalen e Kupës UEFA ndaj Interit.

Voller u rikthye edhe si trajner në kryeqytetin italian, por aventura në stolin e Romës zgjati fare pak (30 gusht-25 shtator 2004). Afrimi i Paulo Dybala e ka entuziazmuar edhe ish-goleadorin, i cili thur elozhe për argjentinasin për New Sound Level 90FM.

Dybala nuk është i shpejtë, por ka një talent të pabesueshëm në këmbët e tij. Ai ka fantazi, mund të driblojë në të gjitha situatat dhe është partneri perfekt për çdo sulmues. Goditje e madhe e Romës”.

Më pas një koment për kombëtaren italiane dhe problemin e madh të saj. “Sipas mendimit tim, Italia nuk është skuadra më e fortë në Europë, por pavarësisht kësaj ata e merituan fitimin e Euro 2020.

Problemi i vetëm i Italisë është sulmi, në repartet e tjera nuk ka probleme. Ka pak sulmues, ky është fakt për t’u shqetësuar. Mungon cilësia në ofensivën e Italisë”, deklaroi 62-vjeçari.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...