Connect with us

Hi, what are you looking for?

Copa America 2024

Brazili dhe Italia, dy kriza në pasqyrë!

Më poshtë analiza e shkëlqyer e “Gazzetta Dello Sport” për dështimin e dy prej kombëtareve më të bujshme, Brazilit dhe Italisë

Kur Brazili i futbollit bie përtokë, është padyshim një lajm i bujshëm. Ata janë mjeshtërit e lojës, ashtu si anglezët janë shpikësit . Logjike të pyetet për arsyet e dështimit , mbi përsenë se ky komb i lindur për të luajtur futboll, nuk fiton një botëror nga 2002. Tani që Uruguaji i Loco Bielsa, me 10 vetë pas një kartoni të kuq, e nxori jashtë Kupës së Amerikës në çerekfinale, ka nisur procesi ndaj trajnerit Dorival Junior, dhe gjyqi i popullit e ka nënshkruar sentencën: i papërshtatshëm për një rol të tilla, ndoshta roli më i rëndësishëm që dikush mund të ketë në Brazil, shumë më delikat dhe prestigjioz edhe se ai i Presidentit të Republikës.

EGOIZMI

E vështirë të shpjegosh një disfatë të tillë nëse lexon formacionin e Brazilit. Në ndeshjen e fundit mungonte Vinicus, më i miri nga të gjithë, por gjithsesi Dorival mund të hidhte në fushë një ekip fenomenësh, nga Rodrygo te talenti Endrick, nga Militao te Marqinhos, nga Douglas Luiz te Raphina. Pastaj në portë kishte Alisson, një ndër më të mirët në botë. Atëherë përse ky rrëzim? Përgjigja është e thjeshtë, pasi Brazili nuk është një skuadër, por një bashkim i 11 lojtarëve që shqetësohen më shumë për vetveten, për të bërë figurë të mirë përpara publikut, dhe jo për kolektivin. Brazilianëve nuk ju ka munguar kurrë teknika, e trajtojnë topin me xhentilesë, por kanë pak njohuri taktike dhe ato pak eklipsohen nga egoizmi i madh. Si mund të bëjnë 11 egoistë një grup?

Lexo edhe:

Veç të tjerash, edhe ky një aspekt i rëndësishëm, temperamenti nuk është i një niveli të lartë, shpesh i mbizotëruar nga mendjemadhësia. Është e vështirë që grinta dhe vendosmëria të jenë cilësitë që karakterizojnë Selecaon, dhe ky është një transferim që mund të shtrihet në historinë e kombëtares braziliane. Mendoni atë që ndodhi në Botërorin e 1982 kur Zico me shokë ju mjaftonte barazimi, dhe pasi kishin siguruar barazimin 2-2 me golin e Falcao në pjesën e dytë, menduan që më mirë të vazhdonin të sulmonin, se sa të shfrytëzonin kundërsulmin ndaj Italisë që i ndëshkoi.

Nëse do të kishin qenë më modestë, më të zgjuar, më pak arrogantë, ndoshta të kaltrit e Bearzot nuk do të kishin shkuar në finale. E njëjta gjë mund të thuhet për botërorin e fundit, atë të Katar kur në çerekfinale në pjesën e dytë të shtesës kryesonin 1-0 dhe 3 minuta para fundit, duke sulmuar me 8 lojtarë, i lanë hapësirën Kroacisë për të barazuar dhe për t’i eliminuar më pas me penallti. Një veprim që nuk do ta bënte as një skuadër italiane e serisë C.

ITALIA

Fakti është që në këtë verë të futbollit pa shumë spektakël, dy prej kombëtareve më ikonike të futbollit, Brazili dhe Italia, në mënyra të ndryshme dhuruan zhgënjime të mëdha. Selecao jashtë Kupës së Amerikës edhe pse ishte plot kampionë dhe të rinj premtues, Italia jashtë në 1/8 e Europianit kundër Zvicrës, duke demonstruar një varfëri shqetësuese teknike. Me llogaritë e bëra mund të thuhet se brazilianët kanë talentet, por jo trajnerët që të dinë ti shfrytëzojnë. Jo rastësisht kërkuan me çdo kusht Carlo Ancelottin. Të kaltrit, përkundrazi trajnerët i kanë, (Spalleti ka treguar se është një ndër më të mirët në Europë në nivel klubesh), por nuk kanë kualitetin, nuk kanë stil, kanë vështirësi dhe të ndalojnë topin, nuk janë më të aftë të driblojnë.

Janë dy kriza që edhe pse të gjeneruara nga probleme të kundërta në fund vijnë në një pikë takimi: zhgënjimin e atyre që jetojnë me futbollin, si Brazil ashtu dhe në Itali. Italianët kur lexojnë formacionin e Selecaos kundër Uruguajit, me siguri kanë menduar: Na jepni një ose dy lojtarë nga tuajt, kështu të paktën bëjmë një skuadër. Brazilianët duke parë trajnerit italianë që spikasin në stolat anembanë botës (nga Ancelotti, te Conte, Spalleti, Montella, Allegri apo të tjerë) do të thoshin: Hajdeni te ne, vraponi, na dhuroni një grup fitues.

Lexo edhe: 

Me pak fjalë, ata Brazilianët kanë nevojë për një grup, italianët kanë nevojë për individualitetet me talent që të dinë të shtyjnë grupin përtej pengesave. Ndoshta duke shpikur ndonjë driblim apo ndonjë lojë me fantazi, që janë gjithmonë dhurata të dëshiruara. Idealja do të ishte bashkimi i dy zhgënjimeve, atë të Brazilit dhe të Italisë, për të formuar një gëzim të ri. Por dihet, e pamundura nuk banon në banalitetin e të tashmes!

CILËSIA E PANJOHUR

Tani në Brazil pyesin veten mbi Dorival Junior, ndërsa në Itali pyesin se çfarë duhet të bëjnë për të përmirësuar kualitetin në kompleks të lëvizjes futbollistike. Nxjerrin të njëjtat diskutime, mbi shumë lojtarë të huaj, mbi të rinjtë që nuk kanë mundësi të rriten dhe të vihen në dukje, mbi shkollat e futbollit që janë bërë si aspirina: kurojnë të gjithë të sëmurët. Thelbi është se si në Brazil ashtu dhe në Itali, është humbur rrugës fjalë që duhet të përfaqësojë yllin polar të çdo misioni: EKUILIBRI.

Lexo edhe:

I shkruar me gërma kapitale, ndoshta lexohet më mirë. Ekuilibër do të thotë të kesh 11 lojtarë që mendojnë më parë për të mirën e kolektivit, e pastaj atë individuale. Ekuilibër do të thotë që të kesh një plan strategjik përmes të cilit të dominosh kundërshtarin pa rënë në kurthin e mendjemadhësisë. Ekuilibër do të thotë të kesh një trajner në stol që mendon mbi të gjitha që të mos bëjë dëme, dhe të mos ketë dëshirën për të qenë ai protagonisti absolut. Për fat të keq, ekuilibri është një cilësi e panjohur sot, si në Brazil ashtu dhe në Itali.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...