Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Brazili kalon pa problem Arabinë Saudite

Brazili kalon me sukses testin miqësor ndaj Arabisë Saudite, duke triumfuar 2-0 me nga një gol për çdo pjesë. Në vigjilje të miqësores me Argjentinën, Tite kishte vendosur të hidhte në fushë pothuajse ekipin më të mirë në dispozicion, me Neymar që ishte ylli i padiskutueshëm në fushë, që kishte dhe vëmendjen e publikut vendas.

Megjithatë sauditët befasojnë në minutat e para, pasi fillojnë të qarkullojnë topin duke treguar si idetë e trajnerit spanjoll Juan Antonio Pizzi ishin shkrirë në skuadër. Dalëngadalë Brazili nis të marrë frenat e lojës në dorë, dhe Gabriel Jesus bëhet protagonist.

Në minutën e 43 sulmuesi i Manchester Cityt zhbllokon sfidën, teksa disa minuta më parë i ishte anuluar një gol për pozicion të parregullt. Selecao shkon në dhomat e zhveshjes me avantazhin minimal ndërkohë që nisin pjesën e dytë me të njëjtin ritëm.

“Pentakampeonët” për asnjë moment nuk e rritën marshin, por pavarësisht kësaj rastet për shënim ishin të shumta. Në minutën e 55-të Neymar ndalet nga shtylla me një aksion personal. 5 minuta përpara fundit ekuilibrat në fushë ndryshojnë, pasi portieri saudit Muhamed al Ouasi ndëshkohet me karton të kuq për një prekje të topit me dorë jashtë zonës.

Golin që vulos fitoren Brazili e gjen në sekondat e fundit të shtesës, me mbrojtësin e Juventusit alex sandro që përfiton nga harkimi i Neymar për të shënuar golin e parë me fanellën “verdeoro”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...