Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Brazili mposht Katarin, Neymar dëmtohet dhe humb “Copa America”-n

Brazili ka nisur prej ditësh përgatitjet për Copa America, kompeticion në të cilin është edhe mikpritës, ndërsa në orët e para të mëngjesit të sotëm (ora shqiptare) ka zhvilluar edhe një takim miqësor.

Përballë formacionit të Tites, u vendos vendi mikpritës i Kupës së Botës 2022, Katari, ndërsa “Selecao” e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen, duke marrë një fitore 2-0. Trajneri brazilian hodhi nga minuta e parë formacionin më të mirë, duke ndërtuar sulmin me emra si Neymar, Coutinho, Gabriel Jesus dhe Richarlison.

Ishte ky i fundit që zhbllokoi rezultatin në minutën e 16’, teksa shfrytëzoi një kros të Dani Alves nga krahu, për të gjuajtur saktë me kokë dhe çuar topin në rrjetë.

Vetëm 8 minuta më vonë, ishte sërish Richarlison, por këtë herë në rolin e njeriut asist, pasi shërbeu bukur për Gabriel Jesus dhe sulmuesi i Manchester Cityt nuk e pati të vështirë të shënojë edhe golin e dytë.

Në minutat në vijim, pati raste të vazhdueshme nga skuadra braziliane, por munguan golat e tjerë, ndërsa Katari fitoi një 11-metërsh në minutat shtesë, por goditja e Khoukhi u përplas në traversë dhe u largua më pas nga mbrojtja vendase.

Brazili fitoi kështu 2-0, me Titen që mori një sinjal të mirë para ndeshjeve zyrtare, por edhe një lajm të keq. Kjo pasi Neymar pësoi një dëmtim në kaviljen e djathtë dhe la fushën e lojës në minutën e 21-të, ndërsa ekzaminimet konfirmuan se numri 10 nuk do të mund të luajë në “Copa America”.

Vlen të theksohet se në këtë takim u testua edhe sistemi VAR, që do të aplikohet gjatë gjithë kompeticionit “Copa America”, që starton më 14 qershor dhe do të vijë ekskluzivisht në ekranin e Supersport.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...