Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Brazili pa 3 yje, Tite rikthen Rafinhan e Alex Sandron

Probleme me dëmtimet për Brazilin.Trajneri Tite ka bërë disa ndryshime në listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës. Philipe Coutinho i Barcelonës dhe Casmerio e Marcelo të Realit janë mungesat e mëdha të 5-herë kampionëve të botës për dy miqësoret e muajit nëntor.

Në vend të Casemiro-s është grumbulluar mesfushori i Barcelonës Rafinha Alcantara, i cili kthehet në kombëtare pas tre vitesh mungesë.Ndërkaq, Coutinho do të zëvendësohet nga mesfushori i Beijing Guoan, Renato Augusto, ndërsa Alex Sandro i Juventusit merr vendin e Marcelos.Mungesa e Coutinho-s ishte e paralajmëruar, sepse Barça kishte njoftuar që të enjten që fantazisti ka një dëmtim që do ta mbajë dy javë larg fushave.Tite shpresonte të kishte në dispozicion Marcelon, por mbrojtësi i majtë nuk është riaftësuar nga një dëmtim pësuar në El Clasico dhe nuk luajti as në Vigo të dielën. Ndërkohë numri 1 i stolit të Brazilit ka grumbulluar për herë të parë edhe mesfushorin e Napolit Allan.

Brazili do të ndeshet me Uruguain në Emirates Stadium në Londër të premten, para se të ndeshet me Kamerunin në Milton Keynes 4 ditë më vonë. Seleçao po përgatitet për Copa America, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Brazil, nga 14 qershori deri në 7 korrik.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...