Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Brazili “shkëlqen” me 4 gola ndaj Perusë, ngec Kolumbia!

Peruja rezultoi një “kockë” e lehtë për Brazilin që mori fitoren e dytë në grupin B të Copa America duke blinduar vendin e parë. Në Estadio Olimpico Nilton Santos në Rio De Janeiro, Seleçao triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 në një ndeshje të dominuar nga skuadra e Tites që u ngjit në kuotën e 6 pikëve. Brazili arriti të zhbllokonte shifrat shumë shpejt që në minutën e 12-të me Alex Sandron që shfrytëzoi asistin e Gabriel Jesus dhe me një goditje fluturimthi nuk i dha asnjë shans portierit të Perusë Gallese. Pavarsisht përpjekjeve të Neymar apo Gabriel Barbosas pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0, ndërkohë që fraksioni i dytë nisi me dy zëvendësime te Brazili me Titen që hodhi në fushë Richarlison dhe Everton Ribeiron. Pas disa mundësive të mira vendasit gjetën edhe golin e dytë me Neymar Jr.

Një gol i bukur i sulmuesit të Paris Saint Germain me një goditje tokazi nga distance pas topit të marrë nga Fred. Atëherë kur mendohej se ky duel do të përfundonte me fitoren 2-0 të 5-herë kampionëve të botës, Brazili realizoi edhe dy herë të tjera në minutat e fundit të sfidës pikërisht me dy lojtarët që hynë në fushë nga stoli në fillim të pjesës së dytë me mesfushorin e Flamengos Everton Ribeiro dhe sulmuesin e Everton Richarlison për rezultatin final 4-0. Nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola Kolumbia në sfidën ndaj Venezuelës në Goiana. Një pikë që gjithsesi është shumë e vlefshme për Los Cafeteros në garën për kualifikimin. Skuadra e Reynaldo Ruedas kishte një marsh më shumë se kundërshtari por në fund shpërdoroi shumë dhe mori vetëm një barazim. Për ndeshjen e ardhshme ndaj Perusë Kolumbia humbi shërbimet e Luis Diaz i cili u ndëshkua me karton të kuq në sekondat e fundit të sfidës.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...