Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Brazili “trondit” me 7 gola Hondurasin!

Brazili shpartallon Hondurasin me një “tërmet” 7-ballësh. Në Porto Alegre skuadra e Tites triumfoi me shifrat e thella 7-0 në miqësoren e dytë para startit të Copa America duke konfirmuar se po kalon një formë të shkëlqyer. Brazili nuk u ndjeu aspak mungesën e Neymar madje si për të treguar se nuk kanë shumë nevojë për të, shënuan të gjithë lojtarët e repartit të avancuar. Gabriel Jesus hapi serinë e golave ndërsa Thiago Silva dhe Coutinho e çuan rezultatin në 3-0 në pjesën e parë. Me një lojtar më pak që nga minuta e 29-të, Hondurasi e kishte të pamundur të bënte diçka në këtë sfidë dhe brazilianët shënuan edhe 4-herë të tjera në pjesën e dytë. Gabriel Jesus, Firmino, Neres dhe Richarlison ishin autorët e golave në këtë fitore të thellë të Seleçaos.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...