Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdariç “driblon” merkaton: Duam fitoren ndaj Partizanit, shpresoj të vijnë shumë tifozë

Tomas Brdariç e konsideron një përballje të veçantë sfidën me Partizanin, duke peshuar situatën e mirë që po kalojnë të dyja ekipet. Në konferencën për shtyp, trajneri gjerman shfaq ambiciet për objektivin maksimal, për takimin me Partizanin.

“Do jetë një një sfidë e madhe për ne, luajmë në fushën tonë, në qytetin tonë dhe me tifozët tanë. Shpresojmë të bëjmë një paraqitje sa më të mirë të mundshme. Kemi një ecuri të mirë rezultatesh, megjithatë do jetë një sfidë tjetër me Partizanin edhe ata kanë pasur rezultateve pozitive në ndeshjet e fundit. Megjithatë do të futemi në fushë për të marrë tre pikët”, tha Brdariç.

Për timonierin e shkodranëve rëndësi të veçantë kanë tifozët, pasi beson se me ta në shkallët e stadiumit, skuadra do të ketë një motiv më tepër për të dhënë maksimumin.

“Numri i tifozëve do të varet nga kushtet atmosferike, ndaj shpresoj që të jetë kohë e mirë. I jam falënderues çdo tifozi që vjen në stadium, qoftë një tifoz të vijë apo shumë më shumë, unë sërish do i falënderoj dhe do u jem shumë mirënjohës. Nëse stadiumi do jetë i tejmbushur do jetë një shtysë shumë më shumë edhe për ne”, u shpreh tekniku i shkodranëve.

Muaj janar po afron dhe të gjitha skuadrat do të kërkojnë të rregullojnë diçka në organikën e tyre, por për Brdariç është ende shpejt për të folur për ndërhyrjet që do.

“Nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për merkaton e janarit. Duhet të përqendrohemi te ndeshja me Partizanin. E di që është diçka e veçantë për të folur rreth merkatos, megjithatë në kohën e duhur do kemi edhe informacionet e duhura, derisa të vijë janari”, deklaroi Brdariç.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...