Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric: Duhet të jemi më të zgjuar në Kupë

Vllaznia zhvilloi një ndeshje të mirë taktike kundër Laçit, këtë e theksoi edhe trajneri Brdaric në “Gol pas Goli”, por ajo që i mungoi skuadrës shkodrane ishte efikasiteti i dobët në finalizim.

“Dua të komplimentoj lojtarët për lojën e mirë në aspektin taktik. Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Duhet të dilnim në kundërsulme dhe patëm shumë raste. Ky është një moment ku nuk po arrijmë të shënojmë. Duhet të punojmë për këtë pjesë. Cisse u mundua të bënte diçka mes linjave, por skuadra ishte në mbrojtje dhe ishte vetëm në disa raste. Duhet të punojmë për të përmirësuar pjesën sulmuese”.

Moduli: “Menduam se Laçi do të luante si zakonisht, me 3-5-2. Ata kishin ndryshuar dhe ne luajtëm në mbrojtje, me idenë për të krijuar më pas shanse nga rastet që do të paraqiste ndeshja. Krijuam mundësi, kishim ekuilibër, por në finalizim kemi vuajtur”.

Sërish përballë Laçit në Kupë: “Kemi bërë sezon të mirë, kampionati është i vështirë. Duhet të kemi shumë besim te vetvetja. Patëm një moment jo të mirë, por më pas u kthyem. Skuadrat nisën të na njohin dhe dinin me kë përballeshin. Na ka munguar finalizimi dhe besimi në disa raste. Duhet të shënojmë në Kupë, të jemi më të zgjuar, të shfrytëzojmë rastet tona. Jemi gati dhe do të jemi të përgatitur për t’u përballur me Laçin në gjysmëfinale”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...