Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric: Duhet të mësojmë nga momentet e vështira, do të kemi edhe ulje-ngritje

Vllaznia do të presë këtë të dielë, në orën 16:45, në “Loro Boriçi”, Kastriotin në kuadër të javës së 16-të të Superiores. Trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric, në konferencën për shtyp të rastit theksoi se skuadra e tij duhet të marrë një fitore bindëse e jo “me zemër në dorë”. Tifozët shkodranë, me rastin e 46-vjetorit, kishin varur në një nga rrugët e qytetit një urim Brdaricin.

Një suprizë për ju nga ana e tifozëve për ditëlindje. Jeni i befasuar?

Faleminderit të gjithëve për urimet, shpresoj që edhe ju të jeni mirë. Ju duhet të besoni dhe ju falenderojmë për bashkëpunimin që keni me ekipin.

Do të ishte bukur të festohej me fitore ndaj Kastriotit…

E rëndësishme është që jemi të gjithë të shëndetshëm. Është e rëndësishme që shëndeti të jetë primar, sepse shumë veta kanë humbur jetën në këtë periudhë pandemie. Nëse jemi mirë, çdo gjë tjetër rregullohet.

Vllaznia i ka bërë keq shpeshherë ndeshet “e lehta”…

Ne duhet të mësojmë prej çdo momenti. Kanë ikur 15 javë dhe do të kemi ulje-ngritje. Duhet të mësojmë prej këtyre situatave dhe t’i kalojmë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...