Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric: Gati për “luftë”, t’u realizojmë ëndrrën gjithë shkodranëve

Vllaznia është gati për gjysmëfinalen e Final 4 përballë Egnatias, të dielën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00. Fitorja është alternativa e vetme për ekipin kuqeblu, që është gati ta sigurojë atë përballë skuadrës më të fortë deri në këtë pikë të sezonit.

Në stadium do të dominojnë tifozët e shumtë shkodranë, të cilët ëndërrojnë titullin kampion. Që u mungon prej vitit 2001. Në deklaratën e dhënë përpara ndeshjes, tekniku Thomas Brdaric theksoi se ai dhe djemtë e tij janë gati për luftë.

Për të fituar dhe për të gëzuar tifozët e zjarrtë. Nëse ia del, Vllaznia do të përballet me Partizanin në finalen e madhe të 26 majit në “Air Albania”, aty ku do të shpallet edhe skuadra kampione e edicionit 2023/2024.

Atmosfera është shumë e mirë. Jemi përpara një ndeshjeje shumë të madhe. Të gjithë duam ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Jemi shumë të motivuar dhe gati për të bërë diçka të veçantë në jetën tonë.

 

Egnatia? Do të bëjmë më të mirën tonë. Kemi luajtur kundër Egnatias, por ishim në situatë tjetër. Është një ndeshje e hapur. Të dy ekipet do të luftojnë për të kaluar në finale.

Problem që na nevojitet vetëm fitorja? Jo, jemi mirë në balancë. Kemi gjithë ekipin gati, ndjesia është e mirë. Të punojmë mirë në të dy fazat e lojës. Këto ditë kemi punuar për planin e mundjes së Egnatias. Shpresojmë të jemi të suksesshëm.

Duhet të jemi gati për luftë. Është ‘Final 4’, situatë e vështirë për gjithë ekipet. Nuk është e lehtë as për të luajtur për barazim, kështu që të dy ekipet do të zbresin në fushë për fitore.

Lexo edhe: 

Taktika? Na duhet një komunikim sa më i mirë më ekipin, që e kemi. Është e shkurtër koha që po punojmë bashkë, por do ua thjeshtojmë gjithçka lojtarëve. Do të fokusohemi në gjëra sa më të thjeshta.

Pika më e fortë e Vllaznisë? Mentaliteti, qëndrimi të gjithë bashkë dhe tifozët. Na duhen të gjithë lojtarët, më shumë se 11 lojtarë. Të jemi me mendjen e duhur.

Titulli? Është shumë mirë të kesh ëndrra. Të gjithë tifozët kanë ëndrrën e titullit. Le ta bëjmë për Vllazninë dhe gjithë tifozët. Jemi përpara objektivit të titullit. Nuk kemi kohë për të menduar, thjesht të përqendrohemi te ndeshja.

Tifozët? Jam shumë i lumtur që shumë tifozë do të vijnë të na mbështetin. Do të jenë pas nesh si një mur. Të gjithë bashkë mund të arrijmë gjëra të mëdha. Uroj sukses maksimal për Vllazninë. Na duhet edhe fati në momentin e duhur, por le të punojmë për fatin”, u shpreh trajneri kroato-gjerman.

Final 4/ Egnatia me moral të lartë, entuziazëm dhe besim maksimal te Vllaznia

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...