Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric: Goli i Vllaznisë i rregullt, nuk jam i zhgënjyer

Thomas Brdaric nuk është dakord me vendimit sistemit VAR, që i anuloi golin Çobës në minutat shtesë. Sipas trajnerit të Vllaznisë, në atë rast nuk kishte pozicion jashtë loje.  

“Më vjen mirë që e kemi VAR-in. Duhet të përballemi me vendime pro dhe kundër nesh. Nuk e kuptoj vendimin në situatën e fundit që shënuam, sepse mua nuk m’u duk pozicion jashtë loje dhe nuk mendoj se ishte. Nëse e shikojmë Selmanin, e ka këmbën e shtyrë para dhe është para Aralicas.”

Mungesa e fitores: “Kjo është arsyeja përse e dashurojmë futbollin. Dhemb kur je me një lojtar shumë. Duhet të kishim fituar, mund të ndihemi të zhgënjyer, por nuk jemi.”

Menaxhimi i lojës: “Kur ishim në avantazh, nuk ishim të sigurt dhe të qetë. Duhet të ishim më të përmbajtur në ato momente. Doja t’i zëvendësoja më herët lojtarët, por vendosëm të prisnim pak. Pësuam dhe kjo është diçka që ndodh.

Gurishta në qendër: “Ai luajti mire, vetëm në një rast pësuam gol dhe ishte me Adilin. Duhet të ishin marrë vesh më mirë në atë moment”.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...