Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdariç: Ndaj Tiranës, ndeshje historike, të vijojmë rrugën tonë

Në prag të klasikes së futbollit shqiptar, Tirana – Vllaznia, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdaric, foli në konferencë për shtyp, ku theksoi se Vllaznia do të vazhdojë të ndjekë rrugën e saj. Ai konfirmoi gjithashtu mungesë e Da Silvas.

Do të ishte bukur ta mbyllnit vitin me fitore…

Deri tani kemi luajtur në maksimumin tonë, kemi dhënë gjithë fuqinë dhe forcën tonë dhe besoj se nesër do të bëjmë të njëjtën gjë dhe do të jetë i njëjti rezultat.

Dede ka “uruar” që Vllaznia të provojë fatin si në ndeshjen e fazës së parë…

Do të luajmë maksimumin e fuqive tonë, njësoj siç bëmë me Skënderbeun në ndeshjen e fundit, ku fituam 5-1. Korçarët janë ekip i mirë, por rezultati ishte i tillë. Kemi edhe 24 orë kohë në përgatitjen e ndeshjes me Tiranën. Nuk kam asnjë mesazh për trajnerin Dede, secili ka idenë e vet. Është një ndeshje historike e rëndësishme dhe të gjithë duan të fitojnë, ndaj nuk kam asgjë specifike për t’i thënë trajnerit.

Cila do të jetë skema e Vllaznisë?

Ngarkesa ka bërë të vetën. Da Silva nuk do të jetë, sepse ka një dëmtim. Pjesa tjetër do të jetë e njëjtë

Mungon edhe Dunga, kush do ta marrë përsipër shënimin e golit?

Për secilin lojtar që mungon ndjejmë keqardhje. E përshëndes Dungën, ai është i rëndësishëm.

Merkatoja e Vllaznisë?

Ka disa deklarime, Lekaj është larguar në Kosovë. Isufaj nuk e di se ku do shkojë. Jemi përqendruar vetëm te dueli me Tiranën dhe më pas të ulemi të bëjmë bilancin.

Dëshira për vitin e ri?

Të vijojmë të njëjtën rrugë që kemi nisur. Shëndeti i lojtarëve dhe i të gjithëve që merren me këtë punë ka rëndësi. Këtë punë duhet të vijojmë. Falenderoj të gjithë, mediat, Xhaferin, Voltanën, Suadin dhe gjithë ndihmësit e mi.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...