Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdariç: Nuk më intereson rezultati, duam të rritim nivelin e futbollistëve që kemi

Vllaznia fitoi me rezultatin minimal 1-0 testin miqësor të pasdites së sotme ndaj Teutës, falë golit të brazilianit Da Silva, ndërsa trajneri i shkodranëve Thomas Brdariç vlerësoi si pozitive performancën e të tijve në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”.

Sa i rëndësishëm ishte ky test dhe ky rezultat për Vllazninë?
Jemi në mes të përgatitjeve për sezonin e ri dhe më shumë se rezultati, më interesonte të shihja performancën e skuadrës time. Mendoj se bëmë një ndeshje pozitive, por natyrisht që mund të bëjmë më mirë dhe do të vijojmë të punojmë shumë.

Prisni afrime të tjera nga merkatoja?
Ne vazhdimisht jemi në kërkim të futbollistëve cilësorë, që mund ta përmirësojnë ekipin, megjithatë për momentin jam i përqendruar të punoj maksimalisht me grupin që kam, për t’i çuar ata në një nivel më të lartë.

Starti i kampionatit duket se do të shtyhet. A është kjo diçka favorizuese për ju, pasi do të keni mundësi të përgatiteni më mirë?
Për momentin nuk e di askush kur do të startojë kampionati, por mund të them me bindje se do të jemi gati për startin e tij. Kemi punuar dhe po vazhdojmë të punojmë me ritëm të lartë, për t’u përfaqësuar sa më mirë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...