Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric, Plori e Krymi në kor: Finale me Kastriotin, të finalizojmë rastet me gola

Katër barazime në katër javët e fundit janë pak për objektivin titull dhe Vllaznia do të tentojë fitoren ndaj Kastriotit. Sfida e radhës në kampionat do të zhvillohet nesër në Kamzë ndaj ekipit krutan (13:45), takim që do të transmetohet në Supersport 3.

Përballë do të jetë ekipi i fundit në renditje, por djemtë e Çelës kanë marrë katër pikë kundër Teutës dhe Partizanit, dhe nesër do futen në fushë për të frenuar një tjetër ekip pretendent.

Në konferencën për shtypin dolën trajneri Thomas Brdaric, ndihmësi Elvis Plori dhe mesfushori Ardit Krymi, të cilët theksuan se fitorja është alternativa e vetme për Vllazninë.

BRDARIC – “Ne përpiqemi që të paraqitemi njësoj në çdo ndeshje, duke e marrë çdo ndeshje seriozisht, Është gjithçka e rëndësishme në këtë përballje, pasi kemi punuar shumë. Ne duhet të luftojmë në çdo moment, për çdo top. Sepse duhen fituar këto që të bëjmë një punë të mirë. Është e rëndësishme që ta vlerësojmë çdo ndeshje maksimalisht.

Për ne çdo ndeshje është finale, por dhe për kundërshtarin është e njëjta situatë. Ne duam që të marrim maksimumin në çdo ndeshje që luajmë. Kemi bërë një sezon të mirë, por shpresojmë që të përmirësohemi në finalizim, pasi duhet të shënojmë ato raste që krijojmë. Duhet që të shënojmë, në mënyre që të marrim maksimumin”.

PLORI – “Kastriotin e njoh shumë mirë. Është një skuadër me shumë grintë dhe do të jetë e vështirë për ne. Pikët që ka marrë i ka dhënë një tjetër frymëzim, dhe ka në organikë lojtarë që kanë luajtur me Vllazninë. Ata do të kontribuojnë më tepër, se do të tregojnë se janë të aftë për të luajtur me Vllazninë. Kemi objektiva të kundërt. Besoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe shpresoj që të finalizojmë ato raste që do të na krijohen”.

KRYMI – “E kam thënë se ndeshje të dobëta nuk ka, apo të lehta. Duke parë momentin duhet të japin shpirtin në fushë dhe të marrin maksimumin. Në këtë moment ku jemi duhet të synojmë tre pikët në çdo përballje, sepse duhen pikët. A mund ta arrijmë Tiranën? Ka ende dhe shumë ndeshje në dispozicion dhe shumë pikë në lojë, unë besoj se gjithçka është e arritshme”.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...