Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Brdaric: Vllaznia po dëfrehet, s’pres ndonjë gjë të veçantë nga merkatoja

Thomas Brdaric foli në “Gol pas Goli” pas fitores 5-1 në Shkodër ndaj Skënderbeut, duke shprehur vlerësimet për futbollistët kuqeblu për gjithçka kanë bërë deri në këto momente.

“E nisëm shumë mirë lojën dhe nuk i dhamë shanse kundërshtarit. Ishte gjithçka e organizuar në mënyrë perfekte. Kemi 20 lojtarë, madje edhe më shumë. Është diçka pozitive që të gjithë po luajnë dhe po argëtohen në fushë. Lojtarët kanë dëshirë për të luajtur bashkë, kemi rreth gjysmë viti bashkë dhe kjo është shumë pozitive për ekipin tonë.”

Pritshmëritë për merkaton: Nuk pres ndonjë gjë të veçantë, por do të largohen 2-3 lojtarë. Kaq është ajo që mund të zbuloj.

Taktika: “Nuk kanë rëndësi vetëm pikët, por edhe sistemi i lojës tonë. Ka rëndësi t’u përshtatemi edhe kundërshtarëve, ndryshojmë skema dhe lojtarët përshtaten të gjithë”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...