Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bregu-Abazaj, polifonia e fundit në Gjirokastër

Në Gjirokastër bëhen gati për polifoninë e fundit të këtij edicioni. Në qytetin e gurtë Luftëtari do të luajë ndeshjen e fundit sezonale përpara publikut, 90-minutëshin ndaj kampionëve në fuqi, që mund të konfirmojë zyrtarisht edhe vendin e 3-të në klasifikim. Por kjo sfidë do të jetë e fundit përpara tifozerisë zikaltër për dyshen Abazaj–Bregu. Kristali ka bërë të qartë të ardhmen e tij, pasi menjëherë në përfundimin e kampionatit do të zhvendoset në Belgjikë, për të nisur aventurën e re me gjigandët e Anderlechtit. 13 golat e shënuar janë notat muzikore të polifonisë së numrit 7 i cili kërkon ta mbyllë me një tjetër paraqitje të madhe dhe pse jo sërish me gol. Nëse për Abazajn ka qënë e vështirë përshtatja me muzikën e krahinës, duke qënë se vjen nga një familje me origjinë nga veriu, për Dejvi Bregun kjo ka qënë më e thjeshtë. Vlonjati i ka mbajtur ison shokut të skuadrës, duke qënë padiskutim zbulimi i kampionatit në dy sezonet e fundit. 22-vjeçari do të transferohet tek Skënderbeu sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse përjashtohet një lëvizje surprizë për të si në rastin e Abazajt. Tifozët vendas kanë nisur prej javësh falenderimet për dyshen e krahëve, por të shtunën pritet që Gjirokastra ta kthejë në festë të vërtetë, ashtu siç ka treguar gjatë të gjithë edicionit. Për të mbajtur atmosferën e ndezur, drejtuesit bëjnë të ditur se nga ekipi aktual nuk largohet asnjë lojtar tjetër, madje duke premtuar të paktën 3 lëvizje të mëdha në hyrje. Mënyra ideale për të përgatitur Europën por mbi të gjitha për t’i shtuar më shumë sharmin festivalit folklorik kombëtar, me një skuadër që përfshin futbollistë nga të gjitha trevat, ku topi është vegla kryesore për të nxjerrë notat e duhura.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...