Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bregu beson te kualifikimi dhe thumbon Rrocën e Partizanin!

Dejvi Bregu me golin e tij mbajti në lojë Skënderbeun, që do të tentojë të përmbysë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Shqipërisë që do të zhvillohet në Korçë pas 2 javësh. Në intervistën për Supersport në fund të ndeshjes në praninë e ish shokut të tij te Luftëtari Eduart Rroca, Bregu deklaroi:

Si e gjen këtë Skënderbe, edhe pse ka disa javë që je rikthyer në fushë?

Ekipin e gjej në një moment të vështirë si të gjithë e dini. Tani e kuptoj çdo të thotë të vish nga një dëmtim i gjatë.

Sa besim kishe te rasti i golit?

Që në momentin që Ethemi pasoi mbrapa, kam besuar që mund ta kapja topin dhe fatmirësisht topi preku topin tim dhe më lejoi që të shënoja gol.

Ta hodhi Rroca asistin për të shkuar vitin tjetër te Kukësi?

Rroca ka bërë një gabim shumë të madh, ardhja te Skënderbeu do ta kishte ndihmuar më shumë. Besoj që nuk duhet të ndahej nga mua. Janë zgjedhje që duhet t’i respektojmë.

Kur shkove te Skënderbeu the se do dilje kampion me 10 pikë diferencë…

Jo unë 10 pikë diferencë nuk kam thënë. Unë kam thënë që do dal kampion. Normalisht që duke parë 2 fazat e para askush nuk besonte se do dilte Partizani kampion. Kështu është futbolli duhet t’i pranojmë disa gjëra. Një Superkupë e kam marrë, do marr dhe Kupën, kështu që Rrocës mos t’i ngelet hatri.

Duke parë që Luftëtari ka një shans për të dalë në finale, ju keni bërë historinë me Luftëtarin, duke shkuar në Kupat e Europës, do ju vinte keq, apo do të ishit të lumtur, nëse Luftëtari do fitonte Kupën?

Do ishte kënaqësi e madhe të luaja ndaj ish-ekipit që na ka dhënë dhe i kemi dhënë kaq shumë. Luftëtari ka hesapet e veta me Tiranën, ne kemi hesapet tona me Kukësin. Të shohim kush do shkojë në finale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...