Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dejvi Bregu: E ardhmja ime vendoset ne maj

Me shumë se për fitoren goli i dytë ndaj Lushnjës i vlejti Dejvi Bregut për t’u zhbllokuar para portës, sepse kishte shumë javë pa shënuar. Sulmuesi i ri vlonjat në “Gol pas Goli” u shpreh se Luftëtari duhet t’i vrasë më shpejt ndeshjet.

Bregu si ndiheni pas këtij goli të parë të shënuar për 2018-ën?

Më vjen mirë që shënova, sepse kam bërë volum loje dhe nuk po gjeja golin. Është shumë e rëndësishme për mua. Duhet t’i vrasim më shpejt ndeshjet, se i kemi krijuar rastet. Duhet të jemi më të sigurtë dhe të administrojmë më mirë lojën.

Ku do të luani sezonin e ardhshëm?

Fati im do të vendoset në maj, këtë e di menaxheri im. Shpresoj që të bëj sa më shumë gola dhe të luaj sa më mirë deri në fund.

Pse nuk po e zgjidh më shpejt Luftëtari ndeshjen?

Ndonjëherë jemi naivë. Gjatë javës do të punojmë më shumë në këtë aspekt. Nuk duhet të lesojmë hapësira pas.

Kishit kohë që e kishit përgatitur bluzën me dedikimin për mamanë tuaj?

Bluzën e kam përgatitur që në ndeshjen me Kukësin, por s’e shënova në atë ndeshje golin por sot. Besoj më ka ndjekur nga televizori.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...