Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bregu: Ja si e fitova penalltinë, në janar pres të largohem

Dejvi Bregu ishte sërish protagonist në fitore e Skënderbeut 2-3 në transfertë ndaj Bylisit, ndërsa në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli”, në Supersport, komentoi momentin e penalltisë dhe deklaroi se pret transferimin në janar.

Pse kaq shumë oshilacione në lojën e Skënderbeut?
Nuk është hera e parë që na ndodh. Është një defekt që duhet ta rikuperojmë. Nuk duhet të na ndodhë më kjo gjë.

Na shpjego pak momentin e penalltisë?
Mendova që në momentin që të më prekte, të rrëzohesha. Penalltia prandaj është. Nuk është që të qëndrosh në këmbë. Unë e kuptova që kishte kontakt. Instiktet e një sulmuesi dihen. Në momentin që unë jam në avantazh, është moment për të fituar penallti. Penalltinë e parë presori i komunikoi Gripshit që kush ndihet më i sigurt ta godiste. Tek e dyta, mendova se ishte momenti i duhur.

A do të vazhdojë Bregu të jetë pjesë e Skënderbeut edhe në të ardhmen?
Kontrata ime me Skënderbeun është deri në maj. Kemi biseduar që në janar mund të bëhet një lëvizje, shpresoj që klubi të më ndihmojë në këtë aspekt. S’ka pasur bisedime për kontratën e re. Presidenti më ka pohuar se i kam cilësitë për të bërë hapin para. Te Skënderbeu shkova për hapin tjetër.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...