Kategoria Superiore

Bregu në “Sport Time”: Teuta më bindi me projektin dhe dëshirën për titullin

Dejvi Bregu foli për herë të parë si lojtar i Teutës në Supersport, në emisionin Sport Time, ku sqaroi transferimin e tij te durrsakët, rrëzimin e pistës polake dhe arsyet që çuan në zgjedhjen e djemve të detit për të vazhduar karrierën e tij.

Lojtari më i përfolur i kësaj merkatoje verore, me kalimin e tij te fituesit e Kupës së Shqipërisë, i dha fund një telenovele të gjatë të këtë vit, që fillimisht u duk se do e dërgonte jashtë vendit.

“Mesa di unë ka pasur një ofertë konkrete nga Polonia, por nuk e di pse nuk u realizua. Negociatat janë bërë nga menaxherët e mi dhe unë nuk di shumë detaje”, tha blerja më e re dhe më e bujshme e durrsakëve.

Bregu sqaroi se ishte projekti i Teutës dhe dëshira e durrsakëve për të qenë në garën e titullit, ato që e bindën Bregun të firmosë për skuadrën e drejtuar nga shkodrani Edi Martini.

“Dua të sqaroj se Teuta më bindi me projektin e saj dhe dëshirën për të synuar titullin kampion. Që në bisedat e para që pata me drejtuesit e klubit, u binda dhe mund të them se Teuta ishte zgjidhja ime e parë për Shqipërinë, ndaj kur nuk u arrit të transferohesha jashtë, firmosa për ta”, tha sulmuesi.

Në intervistën e tij për Sport Time, Bregu premtoi se do të japë më të mirën e tij në fushë për të kontribuar në sukseset e mëpasshme të durrsakëve e për të lenë shenjë te tifozët e Teutës.

“Sporti ka ulje dhe ngritje, por tani jam mirë fizikisht dhe po stërvitem për të qenë gati për fillimin e sezonit. Shpresoj që të jap më të mirën dhe të ndihmoj Teutën me paraqitjet e mia, ashtu siç do të doja që e gjithë skuadra të ishin protagonistë këtë sezon”, tha Bregu për Sport Time.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency