Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Bregu udhëheq Teutën drejt kreut, në Vllaznia-Partizani fiton frika

Nuk ka fitues në krye-sfidën e javës së 26 mes Vllaznisë dhe Partizanit, pasi në “Loro Boriçi” triumfoi frika për të mos humbur dhe të dy skuadrat nuk merituan më shumë se një pikë për atë që dhanë.

Ky rezultat i shkon më shumë për shtat Vllaznisë, që ruan kryesimin e kampionatit me 46 pikë, po aq sa ka edhe Teuta tashmë, ndërsa “të kuqtë” ngjiten në vendin e tretë me 44 pikë, po aq sa edhe Laçi.

Para ndeshjes u zhvillua një ceremoni modeste në nderim të 77-vjetorit të ish sulmuesit të Vllaznisë, Ramazan Rragami e më pas u mbajt një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të presidentit të nderit te Partizani, Bashkim Finos, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

“Të kuqtë” e nisën ndeshjen menjëherë me presing lart dhe kërcënuan rrezikshëm pas vetëm 125 sekondash lojë. Adili e teproi me mbajtjen e topit dhe e humb në një zonë të rrezikshme, ndërsa më pas përfitoi Çinari që gjuajti në pozicion të prirët, por goditja e tij u devijua në këndore nga portieri Zogovic.

Sërish Partizani kërcënues, teksa pas një rrëmuje në zonë, Bitri u lirua te pika e penalltisë dhe kërkoi trekëndëshin e portës së Zogovic, por malazezi fluturoi dhe grushtoi topin në mënyrë spektakolare, duke ruajtur të paprekur portën e tij.

Kërcënimi i parë i rrezikshëm për kuqeblutë u regjistrua në minutën e 40’, kur pas një topi të hedhur në zonë nga Adili, ishte mbrojtësi tjetër Dajan Shehi që gjuajti me kokë, por portieri hoxha u tregua i gatshëm dhe zotëroi topin.

Tjetër mundësi e mirë për shkodranët, që provuan me një goditje nga distanca të Markut, por topi u devijua dhe u shndërrua në një asist për Ardit Hoxhën, por edhe goditja e tij u blloku në momentin e fundit nga Bitri e përfundoi në këndore.

Edhe pjesa e dytë nis mjaft e luftuar nga të dy skuadrat, teksa në minutën e 55-të Vllaznia zbret me një kundërsulm të shpejtë dhe Imeri shërben për Dilaver, që i vetëm me Alban Hoxhën, gjuajti mjaft dobët dhe dërgoi topin jashtë kuadratit, duke shpërdoruar një mundësi flagrante.

Pas minutash të tëra me ritëm të lartë, por pa raste të rrezikshme shënimi, është Stenio Junior që lirohet bukur nga mbulimi i Adilit në zonë dhe gjuan menjëherë, por topi përfundoi mbi kuadratin e portës së Zogovic.

Vërshëllima finale e arbitrit Enea Jorgji la në fuqi rezultatin e barabartë 0-0, që duhet thënë se ishte i drejtë për atë që dhanë skuadrat në fushën e lojës, pasi u kujdesën më shumë për të mos pësuar sesa për të shkuar te goli.

Dejvi Bregu vijon të bëjë heroin në Durrës, pasi mori sërish për dore Teutën dhe u dha tre pikët në një përballje direkte për titullin ndaj Laçit, duke i ngjitur në krye të renditjes me 46 pikë, aq sa ka edhe Vllaznia.

Durrsakët u shfaqën superiorë gjatë pjesës së parë dhe kërcënuan disa herë kuadratin e Sherrit, por herë për meritë të portierit shkodran e herë për gabim të futbollistëve vendas, topi nuk përfundoi në rrjetë.

Dejvi Bregu dhe Lorenzo Vila ishin më aktivët për “djemtë e detit” dhe patën mundësi mjaft të mira shënimi, por nuk arritën të dërgojnë topin në rrjetë, ndërsa në minutën e 30’ pati edhe pretendime për një 11-metërsh nga ana e vendasve, por nuk kishte të njëjtin mendim kryesori Eldorjan Hamiti.

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për teutën, që kërcënoi fillimisht me Asion Dajën dhe më pas me Vilën, ndërsa në minutën e 57’ pati një tjetër pretendim për penallti, pas një ndërhyrjeje të Markut ndaj Xhekson, por sërish Hamiti vendosi të vijojë lojën.

Mundësinë e parë për shënim Laçi e pati me anë të Mentor Mazrekajt, që bëri gjithçka mirë mbi vijën e zonës, por më pas gjuajtja e tij ishte qendrore dhe u zotërua nga portieri Frashëri.

Sfida u zhbllokua në minutën e 76’, kur një nga më të mirët në fushën e lojës, Dejvi Bregu mori një top nga krahu dhe dribloi të gjithë kundërshtarët që gjeti përpara, për të mposhtur më pas edhe portierin Alen Sherri, të cilit ia dërgoi topin në rrjetë.

Provon të reagojë Laçi, por nuk ka fuqinë e duhur për të çarë mbrojtjen e durrsakëve, që mbrojtën me fanatizëm avantazhin minimal dhe morën tre pikë mjaft të rëndësishme, që i ngjit momentalisht në krye, me pikë të barabarta me Vllazninë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...