Java e 13-të e Bundesligës u mbyll këtë të diel me sfidën e luajtur në “Volkswagen Arena” mes vendësve të Wolfsburgut dhe Stuttgartit, që u mbyll me fitoren minimale të “ujqërve”. Goli që përcaktoi fituesin u shënua nga Brekalo në fillim të pjesës së dytë.
Më herët, Frieburgu shkatërroi 4-1 Herthan e Berlinit, duke siguruar fitoren e tretë radhazi, që e katapulton në vendin e 10-të. Grifo u dha epërsinë vendësve që në minutën e 7-të, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë barazoi Lukebakio. Reagimi i lojtarëve të Frieburgut, pas këtij momenti, ishte i shpejtë, duke shënuar tre gola në minutat e mbetura, me autorë Demirovic, Gulde dhe Petersen.
