Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Brenda ose jashtë”, luhen Uells-Danimarkë dhe Itali-Austri, të kaltrit favoritët e mëdhenj

Kampionati Europian futet sot në një fazë interesante, atë me eliminim direkt, teksa kalendari ofron dy sfida, në orën 18:00 Uells-Danimarka dhe në 21:00 Itali Austri. Raundi i 1/8- ave çelet me takimin e “Johan Cruijff Arenas” të Amsterdamit, ku përplasen dy përfaqësuese që e mbyllën fazën e grupeve në vendin e dytë, uellsianët në Grupin A dhe danezët në Grupin B. Nëse Bale me shokë e kishin siguruar praktikisht kualifikimin në dy takimet e para, me një barazim dhe një fitore, nordikëve avancuan falë një fitoreje të madhe 4-1 ndaj Rusisë, kombinuar me humbjen 2-0 të Finlandës nga Belgjikës. Uellsi, në këtë pjesëmarrje të dytë në Europian synon të përsëritë suksesin e 5 viteve më parë, kur arriti deri në gjysmëfinale të kompeticionit.

Nga ana tjetër, Danimarka, e cila nga viti 1984, kur u kualifikua për herë të parë në këtë turne, nuk ka mundur të jetë pjesë e finale në dy raste, kërkon të bëjë befasinë e madhe, e frymëzuar edhe nga suksesi i 29 viteve më parë.

Në vitin 2018 këto dy përfaqësuese janë përballur tri herë, në një miqësore dhe në dy takime të Nations League. Në sfidën e parë fituan uellsianët 1-0, ndërsa në kompeticionin e ri triumfuan danezët, 2-0 dhe 1-2.

Në në Shqipëri janë të shumtë tifozët e Italisë, kështu që përballja e mbrëmjes, që do të zhvillohet në Wembley, Itali-Austri, ka edhe më shumë interes. Të kaltrit konsiderohet favoritë për t’u kualifikuar në çerekfinale dhe arsyet duhet të jenë të qarta për të gjithë. Skuadra e Mançinit pati një ecuri perfekte në fazën e grupeve me 3 fitore rresht, pa pësuar qoftë një gol dhe me golaverazh të përgjithshëm 7-0.

Nga ana tjetër, Austria, e drejtuar një një trajneri me origjinë italiane (Franco Foda), u kualifikua si e dyta e Grupit C, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut (3-1) dhe Ukrainëm (1-0), ndërsa ndaj Holandës u mposht me rezultatin 2-0. Austriakët kaluan për herë të parë në fazën me eliminim direkt në pjesëmarrjen e tretë në Europian dhe ëndrra e tyre është të jenë surpriza e këtij turneu.

Mancini nuk do të ketë në dispozicion për këtë sfidë për arsye dëmtimi Florenzin, ndërsa Chiellini mbetet në dyshim, ndërsa në radhët e austrikavëe mungesa e vetme është Lazaro, lojtar i Borussias së Moenchengladbachut, në Bundesligë.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...