Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Brentford zëvendëson Eriksen me një tjetër danez, vjen nga kampionati italian

Pasi dështoi të mbajë sërish Christian Eriksen, skuadra e Brentfordit ka zgjedhur një tjetër danez për t’i besuar organizimin e manovrës sulmuese. Bëhet fjalë për Mikkel Damsgaard, mesfushor që spikati me italianët e Sampdorias dhe zëvendësoi Eriksenin te Danimarka në Europianin e kaluar.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi bazën e 14 milionë eurove, plus 6 të tjera në formë bonusi, ndërsa Damsgaard pritet të zbarkojë në Ishull për të kryer vizitat mjekësore dhe nisur përgatitjet me klubin e ri.

Mikkel Damsgaard iu bashkua Sampdorias në 2020-ën dhe në dy sezone me gjenovezët ka luajtur 49 ndeshje e ka shënuar dy gola, ndërsa me Danimarkën numëron 16 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...