Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Brez i llastuar! Zaniolo, Tonali dhe Zalewski janë fëmijë të ndyrë”

Angelo Di Livio, ish-futbollisti i kombëtares italiane dhe skuadrave si Juventus, Fiorentina dhe Roma, ka reaguar ashpër në lidhje me çështjen e basteve që ka shpërthyer në Itali.

Futbollistë si Sandro Tonali, Nicolo Zaniolo dhe Nicolo Fagioli apo Nicola Zalewski, akuzohen për përfshirje në aferën e basteve sportive.

Nuk është se kam shumë gjëra për të thënë, Zaniolo dhe Zalewski janë thjesht fëmijë të ndyrë, në kuptimin e vërtetë të fjalës, pa nëse apo por…

Dhe nuk më intereson fare nëse ata ndihen keq nga fjalët e mia, ata janë fëmijë të ndyrë”, shprehet Di Livio, i cili nuk kursen as Tonalin e Fagiolin.

Lexo edhe: 

Jam i zhgënjyer nga këta fëmijë dhe ky brez. Është një brez i llastuar. Nuk e them kot fjalën fëmijë, sepse vetëm fëmijët veprojnë pa menduar për pasojat.

Po flasim për një brez fëmijësh të llastuar dhe të përkëdhelur. Ata i dinë rregullat shumë mirë, duhet ta kuptojnë se kanë gabuar rëndë.

Si zgjidhet kjo situatë? Nuk kemi nevojë për ekspertë mbikqyrës. Nuk është se dikush mund t’i kontrollojë dhe t’i ndjekë me shkop, gati për t’i rrahur kur sillen keq.

Ata e dinë vetë si duhet të sillen, besoj se do të marrin dënimin që meritojnë. Kam idenë se për një farë kohe nuk do të luajnë futboll”, theksoi Di Livio.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....