Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Brighton eliminon Liverpoolin, triumf me përmbysje në FA Cup

Brighton eliminon Liverpoolin
Brighton eliminon Liverpoolin

Brighton eliminon Liverpoolin. Klubi modest bën surprizën e madhe në raundin e katërt të FA Cup duke nxjerrë jashtë kampionët në fuqi të Liverpoolit. Skuadra e De Zerbit gjeti forcat dhe përmbysi gjithçka nga 0-1 në 2-1 për të kaluar në raundin tjetër në mënyrën më dramatike.

Të parët në avantazh kaluan të besuarit e Jurgen Klopp, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 30′. Për të kuqtë shënoi Harvey Ellitot brenda zonë së rreptësisë, me anglezin që përfitoi maksimalisht nga asistimi i Mo Salah për të dërguar në epërsi minimale skuadrën e tij.

Në fillim pati një pretendim për pretendim për prekje të topit me dorë, por pas verifikimit gjithçka u konsiderua e rregullt. Në momentin më të mirë të Liverpool u kundërpërgjigj Brighton.

Avantazhi i Liverpool zgjati vetëm 9 minuta, me Brighton që reagoi shpejt dhe i vendosi menjëherë ekuilibrat në fushën e lojës. Lojtarët e të kuqve nuk arritën ta largojnë siç duhet topin, Lamptey e dërgoi drejt zonës dhe në rrëmuje Lewis Dunk përfitoi për të barazuar gjithçka.

Pjesa e dytë ishte më e kujdesshme nga ana e të dyjave skuadrave dhe gjithçka dukej se po shkonte drejt barazimit dhe një ndeshje kthimi për të vendosur kualifikimin.

Por Mitoma kishte plane të tjera, me lojtarin më në formë të Brighton që i dha fitoren dhe kualifikimin skuadrës së tij në minutën e 92′ pas një gjuajtje të pandalshme të lëshuar për Allison në zonën e rreptësisë. Fillimisht kishte dyshime për një pozicion jashtë loje dhe për një moment ankthi i kaploi të gjithë vendasit, megjithatë shumë shpejt goli u konfirmua dhe festa dhe entuziazmi pushtoi të gjithë të pranishmit në Amex Stadium.

Një kualifikim i madh për Brighton që ia del të eliminojë kampionët në fuqi dhe të shijojë momentin fantastik nën drejtimin e Roberto de Zerbit. Ndërsa nga ana tjetër, forma e mjerueshme vijon për Liverpool dhe si të mos bëhej më zhgënjyes ky sezon vjen dhe ky eliminim i hidhur në FA Cup.

Është humbja e dytë e rëndë që Brighton i shkakton Liverpool në harkun e pak ditëve, kur ende nuk kanë kaluar shumë kohë nga disfata me shifrat 3-0 në Premier League.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...