Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Brighton prezanton De Zerbi-n, italiani: Bisedova me Guardiolën, më premtoi që do më ndihmojë

Pas largimit të Potter, Brighton i ka besuar stolin trajnerit italian Roberto De Zerbi, i cili është prezantuar zyrtarisht nga klubi anglez dhe ka firmos një kontratë 4-vjeçare deri në qershorin e vitit 2026.

Në fjalët e para, ishi i Sassuolo-s u shpreh i lumtur për këtë eksperiencë, që për të do të jetë e para në Premeir League.

“E kuptova që Brighton po më kërkonte me ngulm, klubi ka të njëjtin stil loje me atë që kam unë në mendje. Kisha mundësi dhe alternativa të tjera, por kur bisedova me drejtuesit dhe më prezantuan projektin, u binda. Ne e gjetëm menjëherë njëri-tjetrin. Puna e bërë nga Potter është fantastike dhe mua  më lehtëson disi. Kam studiuar skuadrën dhe lojtarët kanë karakteristikat e duhura për atë që unë dua. Unë po marr një ekip që është në vendin e katërt dhe ky është një stimul më i madh. Guardiola? Ai është një trajner i paarritshëm. Unë fola me të para disa ditësh, saktësisht të dielën. Ai më tha se është i lumtur në Angli dhe do të më ndihmojë nëse do kem nevojë për ndonjë gjë prej tij. Kuptohet,  jo kur të jemi kundërshtar.”-tha trajneri italian.

De Zerbi do të nisë aventurën e tij në Premier League në sfidën e javës së nëntë, në një transfertë të vështirë, atë përballë Liverpool në “Anfield”, por do të ketë kohë në dispozicion për shkak të pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Nations League.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...