Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Brighton prish planet e Napoli-t, i bashkohet garës për mesfushorin e Udinese-s

Samardzic

Lazar Samardzic është një prej emrave më të lakuar në këtë merkato dimri, me lojtarin e Udineses që ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave jo vetëm në Serie A, por edhe jashtë saj.

Napoli prej ditësh po negocion me lojtarin dhe Udinese-n, teksa mediet italiane kanë raportuar se palët kanë arritur akordin paraprak.

Lexo edhe:

Megjithatë, në orët e fundit ka pasur zhvillime interesante, me Brighton që është futur në garë për shërbimet e 21-vjeçarit, pasi mesfushori është një element i pëlqyer nga trajneri Roberto De Zerbi.

Ky i fundit ka diskutuar me klubin dhe u ka bërë me dije drejtuesve anglez se dëshiron ta ketë në skuadër lojtarin, por tashmë mbetet për t’u parë nëse do të jetë në gjendje ta bindë ishin e Leipzig.

Samardzic u transferua te Udinese në verën e vitit 2021, ndërsa deri më tani, në gjysmën e parë të sezonit ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar dy asist me Udinese-n.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...