Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Brighton, Roberto De Zerbi merr lajmin e mirë pas kualifikimit

Roberto De Zerbin e pret rinovimi i kontratës. Te Brighton janë të kënaqur me punën e trajnerit italian. Dhe drejtuesit po përgatitin zgjatjen e bashkëpunimit me të.

44-vjeçari ka kontratë deri në 2026 me klubin e Premier League, ndërkohë që klauzola e largimit të tij është vetëm 10 mln paund. Shumë që do të rritet ndjeshëm në marrëveshjen e re mes palëve.

Emri i tij është lidhur me stolet e klubeve si Real Madrid në La Liga dhe Napoli në Serie A, por jo vetëm.

Lexo edhe:

De Zerbi po bën një punë fantastike në pankinën e Brightonin. Sezoni i fundit u mbyll në vendin e gjashtë, duke sjellë kualifikimin e parë në histori në kompeticionet europiane.

Skuadra vijon të prodhojë futboll të bukur sulmues edhe këtë edicion. Brighton renditet përkohësisht në vendin e tetë. Duke qenë 6 pikë larg zonës Champions.

Ndërkohë, “Pulëbardhat” siguruan të enjten në mbrëmjes pas fitores 0-1 në Athinë kundër AEK-ut kualifikimin në grupin B të Europa League.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...