Premier League

Brightoni fiton 3-2 me Manchester United, Mourinho në telashe

Fillojnë telashet serioze për Jose Mourinhon te Manchester United. Pas përplasjeve me Paul Pogbanë, tekniku luzitan tani duhet të përballojë edhe kritikat për rezultatet negative. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 3-2 në transfertë nga Brightoni, duke zhvilluar një pjesë të parë katastrofë.

Deri në gjysmën e pjesës së parë loja ishte e ekuilibruar, por në minutën e 25-të Murray lëviz me zgjuarsi në zonën e portierit dhe me një prekje magjike nuk i jep asnjë mundësi reagimi De Geas. Vetëm 2 minuta më vonë, pas një aksioni nga krahu u majtë, vendësit shënuan golin e dytë me autor Duffyn, që gjeti mundësinë për të goditur thuajse nga pika e bardhë e penalltisë.

Romelu Lukaku, në vendin dhe momentin e duhur shkurtoi me kokë diferencën në 2-1, por Gross realizoi për Brightonin golin e tretë në fund të pjesës së parë me penallti.

Në pjesën e dytë Manchester United bëri gjithçka për të përmbysur shifrat, por goli i shënuar nga Pogba me 11-metërsh në kohën shtesë nuk mjaftoi as për të shmangur humbjen.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency