Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Broja: Besojmë të kualifikimi, Partizani sërish kampion

Numërimi në krahun e kundërt ka nisur për Partizanin. Sfida e kthimit ndaj Qarabagut, e cila do të përcaktojë skuadrën që do të shkojë në raundin e dytë kualifikues të Champions Leagues është pas derës për “demat”. Përgatitjet kanë ardhur drejt fundit dhe gjithçka është gati për këtë duel. Rron Broja ka pak kohë që ka veshur fanellën e kuqe, por, gjithsesi, ka përqafuar mendësinë e kampionëve dhe besimi tek vazhdimi i kësaj aventure nuk mungon në fjalët e 23-vjeçarit.

Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e dimë se çfarë force ka Qarabagu. Gjithsesi, ne jemi përgatitur shumë mirë dhe besojmë se mund të kualifikohemi.

Në takimin e parë trajneri Lerda e aktivizoi për 22 minuta, mesfushori me tipare mbrojtëse tregon mënyrën sesi e përjetoi debutimin me ngjyrat e një prej klubeve më të mëdha në Shqipëri.

Falënderoj trajnerin që më dha rastin të luaj disa minuta. Besoj se do të kem më shumë hapësira. Ky është vetëm fillimi dhe u ndjeva mjaft mirë në fushë.

Në maj, kur Partizani festonte me trofeun e kampionatit pas 26 vitesh, Broja ishte pjesë e Shkupit. Synimi i futbollistit nga Mitrovica është të jetë aty në fushën e lojës kur “demat” të festojnë titullin numër 17 kampion.

Është skuadër e madhe Partizani, besoj se edhe këtë vit do të shpallemi kampion.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...