Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

Broja e nisi nga pankina, Pochettino tregon arsyen e vendimit të tij

Armando Broja e nisi nga stoli ndeshjen e Carabao Cup mes Chelseat dhe Middlesbrough. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë kur skuadra e tij po humbiste 1-0, por pavarësisht dëshirës nuk arriti dot që të ndryshonte dot historinë e sfidës.

Me Chelsean që u mposht nga skuadra që garon në Championship – divizioni i dytë i futbollit anglez. Pas ndeshjes, trajneri Mauricio Pochettino theksoi se nuk mund të rrezikojë më Brojën për ta aktivizuar më shumë seç duhet pas një dëmtimi të rëndë që ai ka kaluar.

Timonieri i londinezëve vuri theksin tek fakti se me sulmuesin shqiptar duhet punuar me shumë kujdes. Pasi nuk mund të përballojë shumë takime në një periudhë të ngjeshur.

Lexo edhe:

Broja vjen pas një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ai luajti për shumë minuta pak ditë më parë. Duhet të bëjmë kujdes me të. Nuk mund ta llogarisim të barabartë me lojtarët e tjerë.

Është e nevojshme që të menaxhojmë situatën me të, pasi pas vetëm dy ditësh kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme. Është e vështirë për një lojtar që të përballojë tri ndeshje në shtatë ditë“, theksoi tekniku argjentinas i Chelseat.

22-vjeçari arriti të shënonte në ndeshjen e FA Cup mes Chelseat dhe Prestonit, që përfundoi me rezulatatin 4-0. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë pritet që të jetë titullar në ndeshjen e 13 janarit ndaj Fulhamit, sfidë e vlefshme për javën e 21-të të Premier League.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...