Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Broja: E prisja huazimin, Vitesse klubi ideal për t’u rritur në të gjithë aspektet

Armando Broja luajti ndeshjen e parë si titullar fundjavën e kaluar në transfertën ndaj Den Haag dhe shënoi dy gola duke i dhënë fitoren Vitesses, ndërsa pasditen e sotme do të kërkojë konfirmimin ndaj një kundërshtari si PSV Eindhoven.

Sulmuesi 19-vjeçar i Kombëtares Shqiptare dha një intervistë për kanalin e klubit holandez, ku foli për ambientin te Vitesse, dopietën e shënuar fundjavën e kaluar dhe synimet për të ardhmen.

Sa i kënaqur jeni me ambientin që keni gjetur te Vitesse?
Personalisht, mendoj se gjërat po shkojnë mirë. Jam i kënaqur që jam këtu. Skuadra, trajneri dhe stafi janë vërtet të zotë. Ata do të më ndihmojnë që të shprehem sa më mirë në fushë.

Ndaj Den Haag luajtën për herë të parë si titullar dhe shënuar dy herë…
Sigurisht, është një ndjesi e mirë sepse trajneri më besoi që të luaja si titullar dhe u ndjeva shumë i sigurtë në vetvete. Më thanë që të hyja në fushë dhe të jepja më të mirën, e të ndihmoja skuadrën. Kjo është gjëja më e rëndësishme të punosh për ekipin. Jam i lumtur që e ndihmova ekipin me dy golat e mi, pasi sigurisht, fitorja është më e rëndësishme. Nuk do të kishim firmosur për barazim, pasi edhe kur mbetëm me 10 futbollistë, trajneri na tha që të luajmë dhe të shënojmë golin e dytë, dhe ne këtë bëmë.

Sezoni juaj i parë si profesionist nuk është te Chelsea, por te Vitesse…
Në fakt kam qenë i përgatitur për t’u huazuar. Vitesse është klub perfekt për të më ndihmuar të përgatitem fizikisht dhe mendërisht. Përpiqem të shfrytëzoj sa më mirë mundësitë që më jepen. Tentoj të realizoj brenda 1 apo 2 mundësive, pasi dua të mos kem frikë për të shënuar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...