Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Broja: Fantastike të shënosh në derbi, fitorja na karikon me besim për të ardhmen

Broja: Fantastike të shënosh në derbi, fitorja na karikon me besim për të ardhmen
Broja: Fantastike të shënosh në derbi, fitorja na karikon me besim për të ardhmen

Armando Broja gjeti golin e parë sezonal në Premier League, në ndeshjen e parë si titullar, duke ndihmuar Chelsean të rikthehet te fitorja, por edhe duke hedhur pas krahëve një dëmtim mjaft të rëndë që e mbajti larg fushave për muaj të tërë.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar shënoi në minutën e 19’ të derbit londinez ndaj Fulhamit, duke dyfishuar epërsinë, teksa pas ndeshjes nuk e fshehu emocionin e rikthimit me gol, por foli edhe për situatën te Chelsea.

Sa e rëndësishme ishte kjo fitore?

Është një fitore që na jep një dozë të madhe besimi neve si skuadër, pro edhe klubit. Ne ndryshuam shumë këtë verë, duke ndërtuar një skuadër të re, ndaj edhe është e nevojshme për pak kohë për të njohur njëri-tjetrin. Është gjithmonë e vështirë kur ke futbollistë të rinj dhe staf tëri, por ne jemi duke treguar se tani ndihemi mirë dhe kjo fitore është një karikim me besim për të ardhmen.

Lexoni edhe:

Shënuat gol pas një kohe të gjatë…

Është fantastike. Si sulmues, unë ua të shënojë gjithmonë, në skena ët mëdha dhe në momente të mëdha. Një ndjenjë e pabesueshme të shënosh gol në një derbi. Ishte fantastike të merrnim tre pikët. Unë jam këtu për të luajtur për skuadrën, për të ndihmuar shokët dhe për të shënuar sa herë që të më jepet mundësia.

Sa do t’u shërbejë kjo dozë besimi?

Fitoret sjellin besim dhe pozitivitet në grupin e futbollistëve, në klub, por edh enë raport me tifozët. Është shumë e rëndësishme të fitosh dhe shpresoj të vazhdojmë në këtë rrugë.

Dëmtimi?

Nuk ishte dëmtim, por lodhje dhe kërkova zëvendësim. Nuk i kam ende 90 minuta në këmbë

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....