Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Broja gati për t’u rikthyer në fushën e lojës, Pochettino e pret te Chelsea

Armando Broja së shpejti do të rikthehet në fushën e lojës pas dëmtimit të gjatë që pësoi në miqësoren që Chelsea zhvilloi në Abu Dhabi kundër Aston Villës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare iu nënshtrua një operacioni në ligamentin e gjurit të djathtë, megjithatë mesa duket çdo gjë është lënë pas dhe Broja është gati për të treguar sërish vlerat e tij.

E ardhmja e 21-vjeçarit te Chelsea është në pikëpyetje për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, megjithatë gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se trajneri i ri i “bluve të Londrës” Mauricio Pochettino do t’i japë shansin e tij Brojës për të treguar vlerat në fazën përgatitore. Gjithashtu Romano bën të ditur se Broja nuk do të jetë pjesë e negociateve mes Chelseat dhe Brighton për transferimin e Moises Caicedo te “blutë e Londrës”.

Lexo edhe:

Në sezonin 2022/2023 Broja u aktivizua 12 ndeshje në Premier League me Chelsean, duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës në fitoren e “bluve të Londrës” përballë Wolves me rezultatin 3-0. Në kampionatin anglez Broja ka luajtur edhe për një sezon me Southampton, aty ku zhvilloi 32 ndeshje në Premier League dhe realizoi gjashtë gola.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...