Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Broja guxon: Për fitore ndaj Spanjës, po rritem te Southampton. E ardhmja? Kam dy dëshira

Armando Broja është optimist në lidhje me miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Ylli i kuqezinjve beson te suksesi në Barcelonë, teksa preku edhe tema të tjera në konferencën për shtypin: duke nisur nga ekipi kombëtar, rrugëtimi i tij i bukur, aventura me Southampton ku është i huazuar nga Chelsea, sirenat italiane dhe ëndrra e madhe për të dërguar Shqipërinë në Europian ose Botëror.

GJENDJA FIZIKE – “Jemi gati fizikisht si ekip, e dimë se do të jetë ndeshje e vështirë ndaj Spanjës. Grumbullimi po shkon shumë mirë, po stërvitemi mirë. Ishalla me fitore kundër Spanjës”.

MBROJTJA KUNDËRSHTARE – “Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të tyre, por është ndeshje ndryshe. Do jetë shumë e vështirë, Spanja ka ekip të fortë, por edhe ne kemi ekip të mirë. Po stërvitemi mirë, ishalla fitojmë”.

PJEKJA SI LOJTAR – “Po, jam rritur si djalë, kam mësuar te Southampton. Deri tani po më shkon shumë mirë. Të vazhdoj kështu përpara, të ndihmoj ekipin dhe të luaj më mirë për veten time. Ka qenë e vështirë të kaloja nga Vitesse te Southampton, është kapërcim i madh nga Holanda në Premier League, por kam besuar te vetja. Dua të vazhdoj përpara, e ardhmja do ketë ulje-ngritje, por dua të eci përpara duke u stërvitur mirë dhe fort”.

SPANJA – “Ne futemi në fushë për të fituar ndeshjen. Kemi ekip të mirë dhe të fortë, nuk kemi frikë asnjë ekip. Miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë, ishalla fitojmë ndaj Spanjës”.

SOUTHAMPTON – “Edhe e prisja dhe nuk e prisja ta nisja kaq mirë. E dija se do ishte e vështirë në sezonin e parë në Premier League, por kam pasur besim te vetja. Me stërvitje dhe këmbë në tokë shpresoj të vazhdoj përpara”.

MERKATO – “Tani jam i fokusuar vetëm te Southamptoni, dua ta mbyll mirë sezonin. E ardhmja? Jam lojtar i Chelsea, nuk dua të shoh shumë përpara: thjesht dua të vazhdoj të luaj mirë dhe të stërvitem mirë”.

TIFOZËT KUQEZI – “Faleminderit shumë për mbështetjen. Vazhdoni të më mbështesni mua, FSHF-në dhe ishalla me fitore kundër Spanjës”.

KOMBËTARJA – “Kemi një grup shumë të mirë dhe trajner të mirë. Duke marrë rezultate dhe eksperiencë, mendoj se kemi një shans të mirë të futemi në Europian ose Botëror. Ishalla e arrijmë atë nivel, do ishte një gjë shumë e mirë për Shqipërinë”.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...