Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Broja “hap zemrën”, i dedikon golin babait dhe lavdëron trajnerin Potter

Armando Broja do e mbajë mend gjatë të dielën e 8 tetorit, që solli golin e tij të parë zyrtar me fanellën e Chelsea, klubin e zemrës aty ku bën pjesë prej moshë 8-vjeçare. Sulmuesi shqiptar erdhi nga stoli dhe realizoi golin e tretë në suksesin 3-0 ndaj Wolves. 21-vjeçari shfaqi gjithë kualitetin që zotëron dhe dërgoi në festë tifozët e pranishëm në “Stamford Bridge” me golin e bukur.

Ai erdhi nga stoli dhe punoi shumë për skuadrën. Brojës i është dashur të tregohet i duruar, por ai ka bërë një punë të madhe në stërvitje, ka punuar mirë dhe është kënaqësi që shënoi gol”, deklaroi trajneri Graham Potter në lidhje me lojtarin e talentuar nga Malësia e Madhe.

Jam pa fjalë në lidhje me golin e parë me klubin tim të fëmijërisë. Faleminderit të gjithë fansave, urime ditëlindjen babi”, shkroi Broja në rrjetet sociale rreth momentit magjik, ndërkohë që të atit i bëri dhuratën më të bukur me atë gol fantastik.

E mahnitshme kjo që po më ndodh. Pashë Kovacic që mori topin dhe e dija se duhet të nisesha në sprint menjëherë për t’i dalë mbrojtësit nga pas. Kova më dhuroi një pasim të shkëlqyer. Më pas shfrytëzova instinktet e mia.

 

Gjuajtja dhe për fat topi përfundoi në rrjetë. M’u desh të prisja disi pasi VAR-i po kontrollonte për pozicionin tim, por goli u konfirmua dhe u lumturova shumë. Emocionet nisën të shpërthenin, ishte një moment surreal për mua dhe familjen time.

Sot (dje) është ditëlindja e babait tim, sa bukur që shënova gol për të. Jam i lumtur, performanca e ekipit ishte e mahnitshme, gjithçka shkoi për mrekulli”, deklaroi Broja për Chelsea TV, teksa nuk mungoi një koment për trajnerin.

Ai është një person shumë i mirë, është e lehtë të flasësh dhe të merresh vesh me të. Ai të motivon dhe inkurajon gjatë gjithë kohës. Gjithmonë ma përsërit se duhet të punoj fort, të shfrytëzoj mundësitë e mia dhe të ndihmoj ekipin sa më shumë të mundem”, deklaroi Armando Broja.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...