Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Broja jep asist, Southamptoni kualifikohet në fazën e 1/8-ave

Armando Broja edhe pse nuk arriti të shënonte vetë, la shenjën e tij në kualifikimin e Southamptonit në fazën e 1/8-ave të FA Cup. Ekipi i drejtuar nga Hasenhuttle në fakt, nuk e pati të lehtë për të eliminuar Coventry-n, që u mposht 2-1 vetëm pas 120 minutave lojë.

Skuadra nga Championshipi e mbylli në epërsi pjesën e parë falë golit të Gyokeres, por Southamptoni barazoi në pjesën e dytë me Armstrong. Pikërisht në momentin e kthimit të ekuilibrave në rezultat u hodh në fushë Broja në vend të Walcott. Rezultati nuk ndryshoi në minutat e mbetura të kohës së rregullt, me Brojën që ra në sy me disa shpërthime, por pa mundur të realizojë.

Gjithsesi, në minutën e 106 sulmuesi i Kombëtares Shqiptare asistoi Walker-Peters për golin e dytë të Saouthamptonit, që i dha kualifikimin në fazën e 1/8-ave.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...