Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Broja: Klubi i ardhshëm? Të shohim, si çdo shqiptar mendjen e kam vetëm te Europiani

Armando Broja përgatitet për të luajtur Europianin e parë me fanellën e Shqipërisë. Sulmuesi i kombëtares në një intervistë për “The Athletic”, prek paksa edhe temën e merkatos. 22-vjeçari është në fokusin e klubeve të mëdha të Europës si Monaco, Milan, West Ham apo Wolverhampton.

Megjithatë, vetë Broja thekson se për aventurën e radhës do të mendojë vetëm pas Europianit pasi momentalisht po mendon vetëm për ëndrrën me Shqipërinë në Euro 2024.

Lexo edhe:

“Asgjë nuk është vendosur ende, por nëse më duhet të shkoj diku tjetër për t’u rikthyer në më të mirën time, atëherë sigurisht që do të doja ta bëja. Si lojtar, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të jesh në fushë dhe të dish se ke një klub dhe një ekip që të mbron dhe të mbështet; një klub që të lejon të bësh gabime sepse e dinë se do të bëhesh dikushi.

Por për momentin, i gjithë fokusi im është të bëj më të mirën për Shqipërinë në Euro 2024. Jam i emocionuar ashtu si çdo shqiptar në botë. Mezi po pres të nisim ndeshjet”, u shpreh Broja.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...