Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Broja korrigjon shënjestrën, dygolësh në fitoren e Vitesses

Shpërdoroi raste flagrante me Kombëtaren, por e korrigjon shumë shpejt shënjestrën me klubi ne tij. Armando Broja ishte i papërmbajtshëm në fitoren 0-2 të Vitesses në fushë ne Dem Haag. Sulmuesi 19-vjeçar, në pronësi të Chelsea-t, shënoi të dy golat e ekipit të tij (tre në total në këtë sezon), nga një në çdo pjesë, për t’i siguruar fitoren e katërt në kampionat, që e mban në krye me 12 pikë, aq sa ka grumbulluar dhe Ajaxi kryesues.

Broja e realizoi golin e parë në minutë e 32-të, me një goditje brena zonës, ndërsa atë të 2-0 në të 71-tën, nga rreth 15 metra largësi. Vitesse luajti gjatë gjithë pjesës së dytë me një lojtar më pak, pasi në fundin e fraksionit të parë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë Tannane.

Ajaxi i Amsterdamit mposhti thellë 4-1 Heerenveenin me dy gola të Tadicit dhe finalizimet e Kudus dhe Klaassen, ndërsa për miqtë shënoi golin e nderit Veerman. Derbi i Roterdamit mes Feyenoordit dhe Spartës përfundoi 1-1 (Haps 44’/ Thy 52’). Sukses i lehtë për PSV Eindhovenin, që iu imponua 0-3 Zwolles, ndërsa Groningen – Utrecht u mbyll pa gola.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...