Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Broja nuk lë gjurmë, Southamptoni bie ndaj  Wolves, zhgënjen Newcastle

Nuk shënon Armando Broja, nuk fiton Southamptoni. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare u aktivizua titullar nga Hasenhuttle në ndeshjen me Wolverhapmtonin, me transfertë, që përfundoi me suksesin 3-1 të “ujqërve”. Broja e nisi titullar dhe pati dy-tri momente të mira gjatë fraksionit hapës, ndërsa në pjesën e dytë la fushën në minutën e 78-të, kur rezultati ishte 2-0.

Në pjesën e parë shënoi për vendësit Jimenez me 11-metërsh (37′), ndërsa me fillimin e të dytës dyfishoi shifrat Coady. Southamptoni rihapi ndeshjen me Ward-Prowse në minutën e 84-t, por sapo nisi shtesa Adama Traore mbylli sfidën me golin e 3-1 pas një kundërsulmi të shpejtë.

Zhgënjen Newcastle, që nuk shkoi më shumë se barazim 1-1 në shtëpi ndaj Watfordit. Saint-Maximin zhbllokoi takimin sapo nisi pjesa e dytë, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt barazoi Joao Pedro.

Ndërkohë Norwich mori tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Evertonit falë suksesit 2-1. Vendësit i shënuan të dy golat në pjesën e parë. Na fakt, finalizimi që zhbllokoi rezultatin ishte autogol i Keane, për të ardhur më pas te goli i minutës së 18-të i shënuar nga Idah. Miqtë nga Liverpooli ia dolën të ngushtonin diferencën me Richarlison në pjesën e dytë (60′), por vetëm kaq, në fund festa ishte për Norwichin, që vinte pas një ecurie prej pesë humbjesh radhazi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...