Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Broja luan 78 minuta, Southamptoni kualifikohet në shtesë ndaj Swansea-t

Southamptoni kualifikohet me shumë vështirësi në raundin e 1/16-va të kompeticionit më të vjetër të futbollit në planet, FA Cup. “Shenjtorët”, në radhët e të cilëve u aktivizua titullar talenti i kombëtares shqiptare, Armando Broja (u aktkvizua deri në minutën e 78’), mposhti 2-3 në kohën shtesë Swansea-n në ndeshjen e luajtur në Cardiff, edhe pse nga minuta 30-të luajti me një lojtar më për shkak të ndëshkimit të Valery me karton të kuq.

Në fakt, miqtë nga Hampshire kaluan në epërsi që në minutën e tetë me Redmond, duke dhënë përshtypjen e një fitoreje të lehtë, por gjithçka u komplikua kur Valery mori ndëshkimin maksimal, pas një ndërhyrjeje si mbrojtës i fundit.

Piroe i Swansea-t barazoi rezultatin në minutën e 77-të, duke e çuar ndeshjen në shtesë. Autogoli i Bednarek (95’) kaloi në epërsi skuadrën uellsiane, por futbollistët e Southamptonit reaguan me dy gola të shpejtë të shënuar nga lyounoussi (96’) dhe Long (102’), duke fituar në fund 2-3.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...