Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Broja mes Southamptonit dhe Chelsea-t, golat vendosin të ardhmen

Southampton's Armando Broja celebrates scoring their side's second goal of the game during the Premier League match at St. Mary's, Southampton. Picture date: Saturday October 23, 2021. PA Photo. See PA story SOCCER Southampton. Photo credit should read: Adam Davy/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.

Pesë gola në Premier League, dy në League Cup dhe tre me Kombëtaren, shifra të mrekullueshme për një lojtar që shtatorit e vitit që lamë pas ka mbushu 20 vjeç. Armando Broja është lojtari i cili i ka rrëmbyer zemrën të gjithë tifozëve të Southamptonit dhe jo vetëm. Sulmuesi është kthyer në një element shumë të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga trajneri Ralph Hasenhuttl, teksa në katër ndeshjet e fundit, që është aktivizuar si titullar në shtëpi, lojtari kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës.

Natyrisht që forma e mirë e Brojës nuk ka kaluar pa marrë dhe vëmendjen e Chelsea-t, që zotëron kartonin e  20-vjeçarit. Mediet britanike tregojnë se blutë e Londrës e kanë marrë në konsideratë mundësinë e kthimit të Brojës në ” Stamford Bridge”. Broja ka nënshkruar për 5 sezone me Chelsea-n, ndërsa në verë u huazua tek “Shenjtorët”, ku e ka shpërblyer më së miri besimin që ka marrë nga stafi teknik.

Southamptoni tashmë ka synim për të blerë kartonin e sulmuesit, që është kthyer në një “yll” në skuadër, teksa deri më tani, në të gjitha ndeshjet që Broja ka gjetur rrugën e rrjetës, skuadra e tij ka mundur që të marrë maksimumin e pikëve. Megjithatë, gazetari italian i futbollit, Fabrizio Romano, ka dërguar sinjale jo të mira për “Shenjtorët”, teksa ka treguar se Chelsea po mendon t’i japë besim të riut në edicionin e ardhshëm. 

Broja është një prodhim i akademisë së bluve të Londrës. Para transferimit tek Southamptoni, 20-vjeçari ishte pjesë e Vitteses në Holandë, tashmë mund të jetë duke ngrohur motorët për të zbarkuar në “Stamford Bridge”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...