Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Broja prezantohet zyrtarisht në klubin holandez, do të jetë i huazuar për një sezon

Ashtu siç e patëm paralajmëruar edhe më herët, sulmuesi shqiptar Armando Broja ka lënë përkohësisht Chelsean për t’u transferuar në kampionatin holandez, ku do të luajë për një sezon në huazim me skuadrën e Vitesse Arnhemit.

Futbollisti 18-vjeçar udhëtoi dje drejt Holandës dhe sot u prezantua zyrtarisht te skuadra e Vitesses, e cila ashtu si Chelsea, është në pronësinë e manjatit rus, Roman Abramovich.

Pas paraqitjeve mjaft të mira me skuadrat U19 dhe U23, Broja debutoi edhe në Premier League me Chelsean, ndërsa drejtuesit vendosën ta huazojnë për një sezon, me qëllim që të fitojë më shumë eksperiencë.

Tani sulmuesi nga Malësia e Madhe do të ketë mundësi të luajë rregullisht dhe të tregojë veten në një kampionat ku bëhet lojë sulmuese, ndërsa Vitesse mund të shërbejë si trampolinë për t’u rikthyer sërish te Chelsea, apo për t’u transferuar në ndonjë tjetër ekip të madh.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...