Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Broja: Skema? E vendos trajneri, duhet të komunikojmë më shumë

Armando Broja u pranoi pas barazimit me Estoninë që loja e Kombëtares nuk është në nivelin e duhur. Sulmuesi në pronësi të Chelsea-t tha se ndoshta kanë ndikuar fakti që lojtarët stërviten pak ditë me njëri-tjetrin.

Armando, dy gola në tri ndeshje, një me penallti dhe një tjetër nga një distancë e afërt…

Them se kur stërvitemi për një kohë më të gjatë bashkë, i njeh më mirë shokët, por kur stërvitesh vetëm pak ditë është e vështirë. Stërvitja shkoi shumë mirë, por në ndeshje nuk po arrijmë të shënojmë. Kemi krijuar raste, por ndoshta nuk kemi pasur fatin me vete.

Pse nuk po funksionon sulmi i Kombëtares?

Nuk janë vetëm dy-tre lojtarë që sulmojë, sulmi fillon që nga portieri. Të gjithë lojtarët duhet të futen në zonë dhe të krijojnë për të shënuar.

Çfarë duhet të ndryshojë skuadra deri në shtator?

Duhet të stërvitemi fort si grup, duhet të komunikojmë më shumë me njëri-tjetrin, me stafin, për të arritur gjëra të mëdha. Të jemi më të përqendruar në ndeshje.

Keni biseduar me trajnerin për ndryshimin e mundshëm të skemës apo rreshtimit?

Nuk mund të flas për skemat e trajnerit, ai zgjedh formacionin, lojtarët, ndërsa ne mundohemi të japim më të mirën në fushë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...