Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Broja të na bëj ndonjë gol”, Asllani: Po fituan nuk i flas me gojë!

Kristjan Asllani, foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i kombëtares në Kaiserau, aty ku kuqezinjtë po përgatisin ndeshjen e parë të Euro 2024 ndaj Italisë. Mesfushori theksoi se e repektojnë në maksimum Italinë, por nuk kanë frikë. Ndër të tjera, Asllani u shpreh se nuk e ka problem nëse Shqipëria luan me dy në mesfushë apo me tre, pasi ai përshtatet edhe në këtë sistem.

Te Italia ka disa lojtarë te Inter, çfarë keni biseduar me ta? “Nuk ka pasur shumë pyetje, por janë interesuar për disa lojtarë. Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. Janë lojtarë të fortë dhe i njohim, mezi po e pres ndeshjen”.

Krahasimi i dy mesfushave? “Italia është një nga kombëtaret më të forta në botë edhe në këtë moment, do të presim ndeshjen dhe të shohim si do të shkojë”.

Lexo edhe:

Si po shkojnë përgatitjet dhe atmosfera? “Gjithçka ka shkuar mirë, ka harmoni dhe pozitivitet. Jemi të fokusuar te ndeshjet, po studiojmë Italinë nga videot”.

Më e lehtë pa Barellën? “Është një nga mesfushorët më të mirë në botë, por ka të tjerë Italia, është Frattesi dhe për mua nuk ka ndryshim shumë. Italia luan si grup. Po fitoj Frattesi nuk do i flas për disa ditë, ashtu do bëj edhe ai po të fitoj unë.

Do provojmë të marrim rezultat, forca jonë është grupi. Kemi një plus të madh që janë tifozët dhe i presim se janë zjarr”.

Me Azerbajxhanin luajtët me Ramadanin, patëm disa vështirësi kur kishim presion nga kundërshtari. Do të luajmë me dy lojtarë në mesfushë së bashku me Ramadanin, apo një mesfushë më me muskuj dhe me tre lojtarë? “Këto i vendos trajneri, ne gjithë kualifikueset i kemi bërë me dy mesfushorë. Unë ndjehem mirë me të gjitha modulet. Në fushë duhet grintë, zemër dhe luftë sepse ndeshja kalon edhe nga këto detaje”.

Lexo edhe:

Cilin nga interistët nuk do në fushë? “I dua të gjithë se kanë qenë shumë profesionista gjatë gjithë vitt. Dua të jem edhe unë në fushë me ta. Broja mund t’i bëjë dëm të gjitha skuadrave, është i shpejtë dhe fizik. Është i fortë dhe shpresojmë të në bëjë ndonjë gol”.

Broja te Milan, ndoshta derbi vitin tjetër? “Nuk kam folur se nuk është mirë të fliten këto, por shpresoj që Broja të shkojë në një skuadër që të luajë”.

Ngacmime me lojtarët e Inter? “Kur mësuam grupin bëmë disa shaka, por nuk ka ngacmime sepse e dimë vlerën e ndeshjes. Duhet të kemi shumë respekt për Italinë, por jo frikë sepse i njohim kualitetet tona”.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...